Thursday, September 24, 2009

KOMUNIKIMI DHE PERCEPTIMI: UNE JAM ME SHUME SE NJE KAMERA

Perceptimi dhe komunikimi jane te lidhur me njeri-tjetrin, nderveprojne dhe influencojne njeri-tjetrin. Pereptimin influencojne menyren se si ne i kuptojme situatat, njerezit e tjere dhe veten tone. Ne te njejten menyre, komunikimi influencon perceptimin tone. Kuptimet qe ne formojme dhe mesazhet qe ne dergojme tek te tjeret per ate qe shohim dhe mendojme krijojne kuptueshmerine tone per ngjarjet dhe veten tone. Njerez qe jetojne ne vende te ndryshme kane prirje per ti kuptuar ngjarjet ndryshe.

Cfare eshte Perceptimi?

Perceptimi eshte nje process kompleks. Ne perdorim sensoret tane per te perceptuar por ne kete rast nuk perdoret vete nje, psh vetem shikimi, ap vetem degjimi. Ajo qe ndodh ne bote eshte ndryshe nga ajo qe ne perceptojme, sepse ne bazohemi ne eksperiencen tone personale. “ Perceptimi- perkufizohet si procesi i zgjedhjes, organizimit, dhe subjektiviteti i intepretimit te te dhenave perms sensoreve, qe nab en ne te afte ti japim kuptim botes tone.”

Stimuli Perceptues

Ne e shohim realitetin nga kendveshtrime te ndryshe. Pozicioni jone fizik, deshrirat personale, qendrimet, vlerat dhe gjendja psikologjike nderveprojne per te influencuar gjykimet apo perceptiet tona. Sensoret tane funksionojne si antenna perceptual dhe mblehin informacion gjate gjithe kohes. Eshte e pamundur qe ne te procesojme te gjithe stimujt e mundshem, ne kalojme nga stimuli ne stimul. Ne kalojme ne nje process qe njihet si percepti selektiv-nje process qe perfshin si ekspozimin selektiv (selective exposure) dhe vemendjen selective, pra ti e e ksozon veten dhe erqendrohesh tek disa stimuj te caktuar duke injoruar te tjeret. Proceset erceptive nuk jane vetem shume selektiv por edhe te bazuar ne eksperienca personale. Ne kete menyre njerez te ndryshem, te njejtat ngjarje i shohin ndryshe.

Stimuli Organizues

Gjate procesit te perceptimit, ne jemi aktiv. Ne jo thjesht relaksohemi duke pare stimujt, por ne selektojme, organizoje dhe vleresojme shue stimuj qe na vijne. Ajo mbi te cilen fokusohei, behet figure dhe pjesa tjeter qe ne perjetojme behet baze (ground). Keshtu funksionon parimi figure-baze, e cila eshte nje strategji qe lehteson ne organizimin e stimujve duke na mundesuar ne te fokusohemi ne stimuj te ndryshem aletrnativisht.
Kur disa stimuj konkurrojne per te patur vemendjen tende, ti mund te fokusohesh vetm ne nje, sepse eshte e pamundur te perceptosh dicka ne dy menyra menjehere. Pra mund te kemi nje stimul, ne nje moment te caktuar. Ne mund te perdorim parimin mbylles (closure)-tendencen per te plotesuar pjeset perceptual qe mungojne. Duke qene se ne perpiqemi per te mbyllur boshlleqet, ne menderisht i plotesojme figurat e paplota.

Stimuli Procesues

Perceptimi perfshin keto faza:
1. Faza sektive, ku ne perqendrohemi vetem ne disa stimuj.
2. Faza organizuese, ku ne rregullojme stimujt e zgjedhur.
3. Faza interpretuese/vleresuese, gjate se ciles ne i japim kuptim stimujve qe kemi zgjedhur dhe organizuar, bazuar ne eksperiencat tona jetesore.
4. Faza e pergjigjes, gjate se ciles ne vendosim se cfare do te endojme, themi ose bejme si rezultat i asaj qe kemi perceptuar.
Ajo qe ne mbajme mend varet nga ajo qe besojme, egjithese ajo qe ne besojme nuk ka ndodhur asnjehere apo eshte bazuar ne keqkuptim. Memoria eshte nje konstrukt njerezor, e asaj qe ne kalojme si eksperience, lexojme, i mbledhim bashke. Disa faktore ndikojne ne mos mbajtjen mend te ngjarjeve:

1. Kujtimet kane tendence te zhduken.
2. Ne mbajme mend aspekte te ngjarjeve, por ka shume mundesi per ti keqatribuar ato.
3. Biasi jone crregullojne informacionet e mbledhura.

0 comments:

Post a Comment

Pse ky blog?

Ne jemi nje grup, te cilet pavaresisht moshes, profesionit dhe backgroundit kemi deshiren e perbashket per te permisuar sa me shume komunikimin tone intrapersonal, interpernal dhe publik.

There was an error in this gadget

  © Blogger template PingooIgloo by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP